Protestë madhështore në Prishtinë në përkrahjet të ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë, mijëra qytetarë mblidhen në marshin “Drejtësi, jo politikë”

760

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.

Të pranishmit mbajnë flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Republikës së Kosovës dhe flamuj kombëtarë.

Marshi është organizuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe qytetarët nisën protestën me brohorimat “UÇK”, UÇK”. Atyre u janë bashkuar edhe figura politike si Vjosa Osmani, anëtarë e deputetë të PDK-së dhe LVV-së, kreu i grupit PS-së, Taulant Balla, etj.

Share This Article