Skip to content

Punonte me sondë për hapjen e një pusi, humb jetën aksidentalisht një 55-vjeçar

Posted on July 16, 2025July 16, 2025 By Isi

Koplik, Malësi e Madhe, 15 korrik 2025 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Mehaj” të Koplikut, ku një shtetas rreth 55 vjeç ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës.

Rreth orës 10:30, shtetasi A. H., teksa punonte me një sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, ka pësuar dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: I FUNDIT/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj sëmuret në burg! Shtrohet me urgjencë në QSUT
Next Post: “Djali më tregonte çdo gjë, ishim si shokë”/ Vrasja e Renis Dobrës, rrëfehet babai: Autorët kaluan para meje …

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme