Arben Malaj, profesor dhe ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë, i ka shkruar një letër Këshillit të Ministrave dhe ka kërkuar dhe ka kërkuar nga kabineti i drejtuar nga Edi Rama, që të propozohet për një mandat tjetër më Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
“Integritetin nuk e kam pasur dhe nuk do ta kem kurrë në shitje. Ky është thelbi i aplikimit tim pranë KM për KMBSH. Qëndrimet primitive dhe hakmarrëse të Kryeministrit personalisht nuk më shqetesojnë dhe nuk e zbehin aspak këtë parim”, shkruan Malaj.
Ish-ministri socialist është një ndër kritikët e mazhorancës socialiste dhe mënyrës sesi po qeverisë Edi Rama, ndaj në mandatin e parë në Bankën e Shqipërisë, Arben Malaj qëndroi vetëm dy vite.
Ai u shkarkua pas qëndrimit publik që mbajti në 2018 kundër mazhorancës socialiste.
Prof. Dr. Arben Malaj ka shërbyer si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në periudhën korrik 2016 – nëntor 2018, kur Këshilli i Ministrave e pezulloi për shkak se “kishte shkelur etikën”.
Letra e tij mban datën 19 Dhjetor 2025 dhe i drejtohet kabinetit të kryesuar nga Edi Rama, përmes së cilës ai kërkon që aplikimi i tij të merret parasysh, teksa shpalos edhe pesë argumente kryesore apo objektiva të tij, nëse zgjidhet.
“Qëndrimet primitive dhe hakmarrëse” të Edi Ramës
Letra e Arben Malaj drejtuar Keshillit te Ministrave
Interesante është pika e dytë, në të cilën Arben Malaj thotë se është në prcese gjyqësore me shtetin shqiptar dhe sipas avokatëve, vlera e dëmshpërblimit që i takon është 320.000 euro apo 320 milionë lekë të vjetra, ndaj nëse përzgjidhet do të tërhiqet nga të gjitha.
“Së dyti, kurrë nuk do të dëshiroja që taksapaguesit e vendit tim të paguajnë qoftë edhe një cent në proceset gjyqësore.
Sipas avokatëve, dëmshpërblimi i kërkuar do të ishte jo më pak se 320.000 (treqind e njëzet mijë) euro. Nëse përzgjidhem, që ditën e parë të fillimit të një mandati të ri në KMBSH, do të bëj tërheqjen nga çdo proces gjyqësor”, thuhet në letër ndër të tjera.

