Skip to content

Rama i çon policinë Adriatik Lapajt, tensione te protesta para Kryeministrisë (Video)

Posted on December 9, 2025December 9, 2025 By Punnik

Një skenë skandaloze ka ndodhur para Kryeministrisë. Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nisi një protestë ditën e djeshme, ndërsa sot ka ndërhyrë policia.

Lapaj vendosi të bëjë një protestë ndryshe, pasi dje u ul në një karrige dhe deklaroi se do të qëndrojë aty duke protestuar i vetëm.

Sot ka pasur shumë të tjerë që i janë bashkuar, por në mbrëmje ai ka tentuar të vendosë një çadër kampingu para Kryeministrisë, për t’u bërë ballë temperaturave.

Por në këtë moment ka ndërhyrë policia, duke mos lejuar ngritjen e saj teksa me dhjetëra efektivë janë përplasur me Lapajn dhe aktivistë të “Shqipëria Bëhet”.

Në fund u bë sekuestrimi i çadrës dhe më pas efektivët u larguan. Një skenë absurde dhe skandaloze, pasi çfarë pune i prishte Edi Ramës një çadër para Kryeministrisë?

Më herët, Lapaj tha se kjo protestë erdhi si pasojë e mosreagimit të qytetarëve ditën e djeshme në “Ditën e Rinisë”, pasi shoqëria dhe rinia janë drejt një dëmtimi të pakthyeshëm.

Qëllimi i kësaj proteste është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Është vrarë, mos e kërkoni”- Hetimet për zhdukjen e Miklovan Dakajt në Spanjë, zbardhet dëshmia e babait të tij: Kishte dalë për kafe me një shok! Ja çfarë na tha “korrieri”
Next Post: Horoskopi Ditor E Mërkurë 10 Dhjetor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme