Skip to content

Rama paralajmëron masa të reja: Nuk do të ketë me gomisteri në mes të rrugës

Posted on July 24, 2025July 24, 2025 By Isi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar ndërhyrje ndaj pikave të gomisterive që ofrojnë shërbime në rrugë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se këto aktivitete nuk do të tolerohen më në territorin e Republikës së Shqipërisë, pasi cenojnë jetën e komunitetit.

Rama bëri të ditur se, krahas masave për hapësirat publike, do të ndërmerren dhe ndryshime ligjore për të ndaluar shpërdorimin e ujit të pijshëm për larje me zorrë.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit.

Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlillo.”

Reagimi i kryeministrit vjen në vijim të fushatës së qeverisë për lirimin e hapësirave publike dhe disiplinimin e aktiviteteve që, sipas kryeministrit, cenojnë interesin publik dhe mjedisin urban.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Temperatura deri në 44 °C, i nxehti ekstrem “mbërthen” Europën
Next Post: “S’keni parë gjë akoma…”! Me kë do qeverisë Rama në shtator? Lorenc Vangjeli bën paralajmërimin e fortë: Do të ketë “shkundje” të…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme