“Rama, të dorëhiqet”- Adritatik Lapaj protestë para Kryeministrisë: koha që brezi i ri të bashkohet, s’trembem para procedimeve

147

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në protestën para Kryeministrisë ka kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Lapaj ftoi qytetarët t’i bashkohen në tubim, ndërsa theksoi se kryeministri nuk i ka mbajtur premtimet e bëra.

Ai u shpreh se “nuk tremben nga procedimet penale”, duke shtuar “koha që brezi i ri të bashkohet”.
“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti

Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes.

Nuk trembem nga procedimet penale.”, tha Lapaj.

Share This Article