Skip to content

Reshjet e shiut në vend, Gjoni: Kur do të përmirësohet moti dhe çfarë ndodh me temperaturat

Posted on January 6, 2026January 6, 2026 By Punnik

Vendi ynë është përfshirë këtë të martë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje të rrugëve në pjesën më të madhe të vendit.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se përmirësimi i kësaj situate do bëhet duke filluar nga dita e enjte.

“Reshjet do të vijojnë pasditen e sotme dhe ditën e nesërme në të gjithë vendin. Në qarqet, Shkodër Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër do të kemi reshje intensive. Në qarqet e tjera do reshjet e tjera do të jenë mesatare ose lokalisht intensive.

Intensiteti i shtuar i reshjeve do të vijojë të sjellë edhe rritjen e prurjeve në lumenjtë Drin, Bunë, Mat, Vjosë, Shkumbin dhe liqenin e Shkodrës. Më kritike situata mbetet në Shkodër dhe Lezhë.

Do të jetë e enjtja që do të sjellë ndërprerjen e reshjeve dhe përmirësimin gradual të situatës- pra tërheqjen e ujit. Problemet do të vijojnë në qarqet Gjirokastër, Lezhë, Kukës- ku ndër të tjera përfshihet edhe rrëshqitja e dherave në zonat malore të këtyre qarqeve”, tha Gjoni.

Megjithatë edhe pse nuk do të kemi reshje, vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, çka do të sjellë edhe uljen e temperaturave.

“Të enjten dhe të premten vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta.

Do të kemi rënie të temperatrurave, por jo aq sa të ulëta sa ishin në javën e parë të janarit”, tha Gjoni.

Temperaturat minimale dhe maksimale të enjten parashikohen:

Në zonat bregdetare 8/9 gradë celcius;

Në zonat e ulëta 7/8 gradë celcius;

Në zonat malore -3/0 gradë celcius.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Nga Shehaj, te Qori dhe Lapaj/ Berisha u shtrin dorën për bashkëpunim frontit opozitar: T’i japim fund
Next Post: Lotaria amerikane në pauzë! Ja çfarë ndodh me intervistat dhe aplikimet në proces

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme