Skip to content

Rusia bëhet shteti i parë në botë njeh qeverinë e talebanëve

Posted on July 4, 2025July 4, 2025 By Isi

Rusia njoftoi sot se ka pranuar kredencialet e një ambasadori të ri afgan në Moskë, duke e bërë atë vendin e parë në botë që njeh qeverinë e talebanëve.

“Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit do t’i japë shtysë zhvillimit të bashkëpunimit produktiv dypalësh midis vendeve tona në fusha të ndryshme”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Ministria e Jashtme e Afganistanit gjithashtu konfirmoi vendimin, duke thënë se ambasadori rus, Dmitry Zhirnov u takua me ministrin e jashtëm taleban, Amir Khan Muttaqi, dhe i përcolli vendimin e qeverisë që nënvizon “rëndësinë e këtij zhvillimi”.

Zhirnov e quajti atë një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: LAJM I FUNDIT/ Pas kritikave dhe kërkesës së kryeministrit Rama, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë se Vlorës
Next Post: Ana e shëmtuar e mikpritjes shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: Më tronditi, s’më kishte ndodhur kurrë

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme