Skip to content

Rusia u godit nga tërmeti 8.8 ballë, më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Posted on July 30, 2025July 30, 2025 By Isi

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i forti në rajon në gati 73 vite, goditi brigjet e Gadishullit Kamchatka të Rusisë në orët e para të së martës.

termet 8.8 balle

Tërmeti shkaktoi një cunami në Rusi, Japoni dhe Hawaii, duke nxitur paralajmërime për banorët e pothuajse çdo vendi që kufizohet me oqeanin Paqësor.

Cunami ka përmbytur qytetin Severo-Kurilsk, në pjesën veriore të arkipelagut rus të njohur si Ishujt Kuril, sipas Ministrisë Ruse të Emergjencave.

Rreth 2.700 banorë të arkipelagut, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, u evakuuan, raportoi TASS.

Videot në mediat sociale tregojnë ujëra të rrëmbyeshëm që përmbytin qytetin Severo-Kurilsk.

Sipas mediave amerikane, valët e para të cunamit kanë arritur tashmë në Alaskë dhe Hawaii. Në Hawaii dallga më e lartë e regjistruar deri më tani është në bregdetin e ishullit Oahu me 1.20 metra.

Autoritetet i kanë kërkuar njerëzve të zhvendosen në vende më të larta, duke theksuar se po merreshin masa paraprake në pritje të mbërritjes së dallgëve.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Ergys Agasi në SPAK, sekuestrohet fabrika e cigareve “Albania Tabak” në Librazhd dhe 10 PASURI të lidhura me të
Next Post: Aksident i rëndë, plagoset rëndë një fëmijë që lëvizte me biçikletë (Detaje)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme