Skip to content

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI, post drejtues edhe për Viktor Orban

Posted on November 23, 2025November 23, 2025 By Punnik

Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo të Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Top Channel

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Habit Rita Ora: Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë! Ja si ndikoi fallxhorja në jetën time
Next Post: Video virale, komentuesit e rrjeteve sociale dyshojnë se në shtëpinë e BBV Kosova është konsumuar dr*gë! Lëvizjet e dyshimta të dy banorëve

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme