Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka protestuar përpara Gjykatës Kushtetuese, teksa pritet të mbahet seanca për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Shehaj tha se Kushtetuesja nuk duhet të përdoret nga kryeministri Edi Rama, por të jetë me qytetarët.
“Populli shqiptar dhe njerëzit i kanë sytë nga drejtësia. Presim që Gjykata Kushtetuese të bëhet me qytetarët, me drejtësinë dhe jo me të korruptuarit. Kjo është simbolika e kësaj proteste para Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese u përdor një herë nga Edi Rama në rastin e Veliajt, duhet të mos përdoret këtë radhë po nga Edi Rama, në ndihmë të Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut.
Është e paimagjinueshme që një kryeministër i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të vendosë ndalojë pezullimin e një zëvendëskryeministre, të kapur duke abuzuar me fondet e qytetarëve shqiptarë.”, theksoi ai.