Skip to content

Serbia arreston dy shqiptarë në Merdar

Posted on December 31, 2025December 31, 2025 By Punnik

Policia kufitare e Serbisë ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare në Merdar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ata janë arrestuar pasi policia ua ka gjetur 30 kilogramë kokainë.

Të arrestuarit janë me inicialet S.L. (2002) dhe B.U. (2000).

Të dy, siç deklarojnë ata, janë shtetas të Shqipërisë, transmeton Zeri.info.

Siç njoftoi MPB-ja e Serbisë, ata u arrestuan mbrëmë.

Konkretisht, gjatë kontrollit të një furgoni “Mercedes” me targa shqiptare në këtë kalim. Të dy u ndaluan deri në 48 orë, pas së cilës do të çohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje së bashku me një kallëzim penal.

Ata dyshohen për veprat penale të “Prodhimit të paautorizuar” dhe “Shpërndarjes së drogave narkotike”. /Zëri

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: ‘Përndjek ish-dashnorët’, deklaratat e forta për Luana Vjollcën të gazetarit që u dhunua brutalisht, aludoi për lidhje me trafikantin Artur Hoxhosmani
Next Post: TRONDITËSE/ Dy të rinjtë shqiptarë gjenden të vdekur brenda vilës

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme