Skip to content

Sherr me thika, dy të plagosur rëndë; 27-vjeçari niset me urgjencë për Tiranë

Posted on January 30, 2026 By Punnik

Një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorim të thikës, duke lënë dy persona të plagosur në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 të qytetit.

Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, të dy kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe Enea Qorri, i cili sipas policisë rezulton me precedentë penalë.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Sugar daddy, kush ti blen rrobat?”/ Pas akuzave të FORTA të Rogertit, REAGON familja e Selin
Next Post: Çfarë sjell moti deri në fillim të shkurtit? Meteorologia Gjoni: Ulje temperaturash dhe reshje

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme