Sherri i Einxhel Shkirës me miqtë e famshëm, moderatorja ‘zhduk’ nga rrjetet sociale mikeshat! Reagon balerini Graciano Tagani

309

Një nga miqësitë më të njohura të ekranit shqiptar duket se ka hyrë në një fazë ‘krize’.

Bëhet fjalë për raportin mes Einxhel Shkirës, Graciano Taganit, Fjoralba Ponarit dhe Argjira Spancës, një katërshe që u afrua dhe u bë e pandashme gjatë angazhimit të tyre në emisionin “E Diell”.

Shenjat e para të përçarjes janë vënë re në rrjetet sociale. Einxhel Shkira ka ndërmarrë një veprim të papritur në Instagram, duke i hequr nga lista e ndjekjes Graciano Taganin, Fjoralba Ponarin dhe Argjira Spancën.

Veprimi duket të jetë i njëanshëm, pasi tre moderatorët vazhdojnë ende ta ndjekin Einxhelin në profilet e tyre personale.

Ky detaj ka ngritur pikëpyetje, duke pasur parasysh marrëdhënien e afërt që ata kanë shfaqur publikisht ndër vite, si gjatë kohës në “E Diell”, ashtu edhe pas largimit të Einxhel Shkirës për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP”.

Mirënjohja është virtyti më i mirë i çdo personi! Kjo është motoja ime”, shkroi ai, pa dhënë emra apo sqarime.

Nga ana tjetër, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca deri më tani nuk kanë reaguar, ndërsa Einxhel Shkira ka mbajtur po ashtu heshtje.

Janë të gjitha këto detaje që na çojnë të mendojmë se, në fakt, sherri mes tyre ka qenë për arsye personale, ku të përfshirë kanë qenë protagonistët, duke zgjedhur të mos zbulojnë detaje rreth arsyes që ka çuar deri në këtë situatë.

Share This Article