Skip to content

Shkoi t’u shembë shtëpitë me fadromë, drejtori i IKMT shan banorët e Thethit: Dil o trim. O ju q* robt (Video)

Posted on July 13, 2025July 13, 2025 By Isi

Aksioni i IKMT në Theth u shoqërua me tensione të forta, ku është dashur ndërhyrja e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Banorët e zonës për të ndaluar shembjes kanë tentuar t’i vënë flakën urës prej druri per te penguar fadromat e IKMT.
Por policia raporton se e ndaloi përhapjen e zjarrit dhe ka vijuar aksionin.

Nga videot e filmuara vetë nga policia, bie në sy qëndrimi i drejtorit të shembjeve ne IKMT, Fatmir Meta, i cili ka sharë banorët e zones me fjalë të rënda.

Ne video shihet Meta i veshur me bluze jeshile dhe kape, teksa u kthehet banorëve: Dil o trim. O ju q.. robt !

Pas këtyre ofendimeve video e shpërndarë nga policia ndërpritet.

Nga ana tjetër bien në sy kallashnikovët e policëve dhe kur pranë tyre kalojnë disa qytetarë në dukje si turistë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Diel 13 Korrik 2025
Next Post: PAMJET NGA AKSIDENTI TRAGJIK NË VORË/ “Audi” ku udhëtonin 3 të rinjtë u përplas me karburantin në Marikaj

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme