Shpërthen bombola e gazit në një banesë të marrë me qira, lëndohet një grua

82

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë me qira në lagjen nr. 1 të Librazhdit. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja me iniciale B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

Raportohet se shtëpia ku ndodhi shpërthimi ishte marrë me qira nga 37-vjeçari me iniciale G. B.. “Librazhd/Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G.

B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D.

dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë”, njoftoi policia.

Share This Article