Skip to content

Sipërmarrësi u kap duke tradhtuar bashkëshorten me punonjësen e tij, reagimi epik i Elon Musk ndaj skandalit

Posted on July 19, 2025July 19, 2025 By Isi

Një video e CEO-s së Astronomer, Andy Byron, duke u përqafuar me punonjësen e tij, Kristin Cabot, është bërë shumë virale në rrjet dhe po komentohet pafund.

Ata ishin duke shijuar një koncert të grupit të famshëm, “Coldplay”, kur kamerat i kapën teksa ishin të përqafuar.

Ky moment ka shkaktuar debat të gjerë online në lidhje me marrëdhëniet në vendin e punës dhe sjelljen profesionale, por gjithashtu në rrjetet sociale kanë nisur edhe ‘talljet’ me sipërmarrësin.

Madje edhe CEO i Tesla-s dhe X, Elon Musk, nuk ka mundur që të përmbahet. Edhe ai ka bërë një reagim me këtë situatë aspak të këndshme.

Musk ka reaguar në një postim në rrjetin social, X, me një emoji që qesh me të madhe. Ky koment i shkurtër ka tërhequr menjëherë vëmendjen e përdoruesve.

Postimi në të cilin ai reagoi me një emoji dyshohet se tregon një postim faljeje të rremë të bërë nga emri zyrtar i Astronomer.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Shtunë 19 Korrik 2025
Next Post: U dërguan tek Trauma pasi 43-vjeçari tentoi t’i vriste me armë zjarri pas sherrit në lokal, ja si është gjendja e dy të rinjve! E shkuara kriminale e autorit dhe vëllait të tij

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme