Situata nga përmbytjet/ Pezullohet mësimi në disa shkolla në Durrës e Lezhë

618

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë orëve të natës dhe orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte kanë shkaktuar probleme të shumta në Durrës dhe Lezhës. Për shkak të pranisë së ujit në ambientet përreth, është pezulluar përkohësisht zhvillimi i mësimit në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në Lezhë. Po ashtu, si pasojë e situatës së krijuar nga reshjet, mësimi në disa shkolla në Durrës dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu” është pezulluar.

Moti i keq i ditës së sotme ka përfshirë zona të shumta në këto dy qytete, duke krijuar vështirësi në qarkullim për banorët.

Share This Article