Skip to content

Situatë jasht kontrollit/ Fermerët në Greqi shkatërrojnë makinat e policisë (Foto)

Posted on December 9, 2025December 9, 2025 By Punnik

Aeroporti i Heraklionit u mbyll, pasi qindra fermerë hynë në pistë, duke ndërprerë fluturimet.

Edhe aeroporti i Hanjas u bllokua dhe do të mbetet i mbyllur deri pasditen e sotme. Dy fluturime nga Athina dhe Rodos u detyruan të anulohen, për shkak të kaosit. Fotot nga vendngjarja tregojnë përplasje të ashpra, që e kanë kthyer zonën në një skenë beteje.

Fermerët paralajmërojnë vazhdimin e protestave dhe zgjerimin e blloqeve në të gjithë vendin.

Në disa qarqe policia është tërhequr, pas përplasjes së dhunshme me protestuesit.Edhe në pjesë të tjera të Greqisë janë ngritur blloqe në rrugët kryesore dhe në autostrada. Fermerët e Peloponezit dhe Atikës janë bashkuar në një plan të përbashkët veprimi.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: FOTOLAJM/ “Në habitatin tim!”- E njohur për format s*ksi, Rike Roçi ngre temperaturat me pozat me bikini nga plazhi!
Next Post: “Djali po përkëdhelte pitbullin, kur…”, flet nëna e vogëlushit shqiptar, që u sulmua për vdekja nga qeni

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme