Skip to content

Skandal në bregdet/ Dhunohet pushuesi në Ksamil, video tronditëse qarkullon online

Posted on July 20, 2025July 20, 2025 By Isi

Ndërsa Shqipëria reklamohet intensivisht si një destinacion me turizëm elitar dhe mikpritës për pushuesit vendas e të huaj, realiteti në terren është krejt i ndryshëm dhe shqetësues. Në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ksamil, një person me precedentë penalë për trafik droge ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari, në sy të fëmijëve të mitur dhe dhjetëra turistëve që ndodheshin në zonë.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmi ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Ksamilit, dhe agresori, një shtetas i njohur për lidhje me botën e krimit dhe aktivitetet e dyshimta, ka vepruar i sigurt në paprekshmërinë që i garanton mbështetja e policisë lokale. Viktima ka mbetur i plagosur dhe i tronditur, ndërsa dhunuesi nuk është shoqëruar apo ndaluar nga uniformat blu.

Ky nuk është rasti i parë që ky shtetas ushtron dhunë në publik.

Banorë dhe të afërm të viktimës pretendojnë se ai është “nën mbrojtje të policisë së Sarandës” dhe për vite me radhë ka operuar i paprekur nga ligji, pavarësisht veprave të rënda që i atribuohen.

Ngjarja ngre pikëpyetje të mëdha për rolin e Policisë së Shtetit në zonat turistike dhe për ndarjen gjithnjë e më të paqartë mes ligjzbatimit dhe mbrojtjes së elementëve të botës së krimit. Përballë dhunës së hapur, institucionet zgjedhin të heshtin, ndërsa drejtësia zhduket nën hijen e favoreve politike dhe lidhjeve korruptive.

A është kjo Shqipëria e turizmit elitar? Apo një fasadë që fsheh një realitet të errët, ku pushteti i krimit është më i fortë se ligji?

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “O plehrë çfarë ke bërë”, sherr i dhunshëm mes dy personave në Ksamil. Njëri i gjakosur në … (Video)
Next Post: DETAJE të REJA/ Agim Taraj gjakosi Albert Pashajn në sy të familjarëve, zbardhet shkaku i konfliktit mes dy biznesmenëve!

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme