Çuditë nuk kanë të ndaluar në Shqipërinë tonë. Emërimi i djeshëm i zv/ministrit Andrea Shllakut në Ministrinë e Mbrojtjes me firmën e kryeministrit Edi Rama ka rikthyer në qendër të debatit publik akuzat për nepotizëm në nivelet më të larta të qeverisjes, duke rrëzuar propagandën e vetëm disa javëve më parë, ku Rama tha se do të ngrinte një komision etike për të shmangur pikërisht këto ndodhi. Por kryeministri e ka bërë nepotizmin me firmën e vet.
Andrea Shllaku është emëruar zëvendës i ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Megjithatë, ky vendim ka ngritur pikëpyetje serioze, pasi sipas informacioneve të publikuara në disa media dhe verifikimeve të thjeshta publike, Pirro Vengu dhe Andrea Shllaku rezultojnë të jenë kushërinj të afërt, çuna tezesh. Ky fakt ka nxitur akuza se nepotizmi nuk mbetet më vetëm në nivele të ulëta të administratës, por shkon drejtpërdrejt në ‘kokën’ e pushtetit, duke u institucionalizuar përmes vendimeve zyrtare të qeverisë.
Skandali
Sipas të dhënave mediatike, kjo nuk është hera e parë që Pirro Vengu bashkëpunon ngushtë me Andrea Shllakun. Më herët, gjatë kohës kur Vengu mbante postin e drejtorit të Portit të Durrësit, Shllaku është emëruar drejtor operacional, duke ndjekur të njëjtin zinxhir besimi dhe varësie institucionale.
Skandal tjetër, është fakti që këta dy djem teze që kanë patur si detyrë drejtues kyç të Portit Detar Durrës, ishin dhe drejtues të kompanisë shtetërore “Albanian Seaports Development Company”, e cila ka në dorë kompleksin e kullave që do ndërtojë Alabbar në Durrës.
Në këtë firmë, që është në pronësi të Portit Detar, Pirro Vengo ka qenë Administrator i Përgjithshëm e Anëtar Bordi; djali i tezes së tij, Andrea Shllaku ishte Kryetar Bordi. Nuk mjaftojnë vetëm kushërinjtë Vengu të emëruar në poste kyçe në shtet. Më skandalozja është përbërja e Këshillit Drejtues të ri të Albcontrol, emëruar me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës nr.
36, datë 11.03.2025. Pjesë e këtij bordi është Eda Vengu, bashkëshortja e Pirro Vengut. Kjo përbën një shembull të qartë se si njerëzit e qeverisë po vendosin familjarët e tyre në poste strategjike dhe fitimprurëse.
Mashtrimet e Ramës
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama ishte i ashpër me të vetët, ku iu drejtua deputetëve, se nëse do të punësojë familjarë në administratë, do lënë mandatin.
“Për ta merituar Vlorën sadopak, duhet të jesh ushtar i atij populli. Duhet të kesh talent, dhe pikërisht pse nuk është vetëm Vlora, por Vlora bie në sy më shpesh se të gjithë të tjerët, ka ardhur koha të ngremë komision etike në çdo bashki, që duhet të trajtojë fenomen gërryes, poshtërues për njerëzit, duke filluar nga qendra, nga qeveria dhe grupi parlamentar, bashki, nepotizimi, lidhjet e gjakut në pozicionet drejtuese. Familjarët e një pjese këtu kanë meritë që na mbështesin.
Personalisht nga vetja, ata i bëjnë heronj që më kanë mua në shtëpi.
Përballojnë shumë më tepër, më shumë se sa përballoj unë me ta. Familjarët nuk mund të kërkojnë avantazhe nga pushteti ynë. Njeriu duhet të vlerësohet sipas meritës.
Deputetë që bëjnë çoka për të sistemuar njëri apo tjetrin. Nuk duan t’ia dijnë që ato qoka janë thika pas shpine të prindërve, apo gjyshërve që zgjedhin të votojnë PS. Të përpiqesh të zbutësh efektet e nepotizmit, është si t’i hysh një rrjete më të shpifur se ajo e merimangës.
Komisioni i etikës do bëjë këtë, do caktojë kornizën dhe kufijtë. Kjo punë është sakrificë, nuk është privilegj”, theksoi ai.
Taljo për botim onlien tek ekonomia
Qeveria merr vendimin, nga janari paga minimale rritet në 50 mijë lekë, ja kush përfiton
Këshilli i Ministrave miratoi këtë të premte (dje) rritjen e pagës minimale në vend nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj thotë se nga ky vendim i qeverisë përfitojnë 307 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat.
Ibrahimaj thekson se përmes kësaj rritjeje synohet të rritet niveli i jetesës, të fuqizohet kapitali njerëzor si dhe njëkohësisht të ulet informaliteti në tregun e punës. “Qeveria miratoi rritjen e pagës minimale, duke mbajtur një tjetër angazhim të dhënë ndaj qytetarëve. Nga 40,000 lekë, paga minimale mujore rritet në 50,000 lekë, duke përfshirë 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat.
Ky vendim synon: mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve, fuqizimin e kapitalit njerëzor, përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.
Njëkohësisht, rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore. Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike”, shkroi Ibrahimaj. Rritja e pagës minimale do të nisë nga 1 janari i vitit 2026, dhe për 9 muajit e parë të zbatimit të saj kostoja e rritur për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nuk do të paguhet nga biznesi por nga shteti.
“Vendimi i plotë: V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI, Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 8.1, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave, V E N D O S I: Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë; Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës; Paga bazë minimale orare të jetë 287.3 (dyqind e tetëdhjetë e shtatë pikë tre) lekë; Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë; Vendimi nr.113, datë 1.3.2023, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2026”, thuhet në vendim. SOT.COM.AL

