Skip to content

Sot armiq përpara drejtësi, por dikur bashkëpunëtorë në trafikun me tonelata të kokainës

Posted on July 27, 2025July 27, 2025 By Isi

Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj janë në mesin e 6 të arrestuarve nga SPAK gjatë operacionit që shkatërroi organizatën kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Evropian.

Kësaj organizate i janë kapur 6 ton kokainë gjatë periudhës 2020-2021 me vlerë 411 milionë Euro në vendet e BE-së. Por teksa në atë periudhë, Alibej dhe Dervishaj duket se kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt në trafik kokaine, sot ata janë dy kundërshtarë përballë drejtësisë.

Erion Alibej është bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë” dhe ka zbërthyer një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, shumica e të cilave të zhvilluara në Elbasan.

Plaurent Dervishaj, i cili u ekstradua nga SPAK më 14 gusht 2024, konsiderohet nga SPAK si organizatori i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019. Ai akuzohet edhe për vrasjen e Klodian Saliut në 2005, kryer në bashkëpunim si dhe Vajdin Lamajt e Artan Arsit me eksploziv, po në të njëjtin vit.

Vetëm para disa ditësh, Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj u përplasën ashpër në një seancë gjyqësore të GJKKO, ku Alibej po rrëfente ngjarje kriminale.

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej në gjyqin ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, krijoi tension dhe debate të forta në sallën e gjyqit në Gjykatën e Posaçme.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara
Next Post: Video/ ‘Më solle një shishe ujë tepër’, efektivi dhe miku i tij dhunojnë kamerierin 18-vjeçar në Vlorë në sy të klientëve!

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme