Kryeministri Edi Rama këtë të hënë, 12 janar, në parkun eolik të Tropojës, bashkë me ministren e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku.
“Ky projekt dëshmon se sektori energjitik shqiptar po hyn në një fazë të re ku investimet e huaja po shndërrohen në një motor rritjeje”, deklaroi ministrja Balluku.
Sipas saj, ky tranzicion është një realitet që po merr formë çdo ditë, duke ndryshuar hartën energjitike të vendit.
“E nisëm rrugëtimin në vitin 2018, jo më me varësi nga hidrocentralet e ndërtuara gjatë kaskadës së Drinit apo ato të jugut, por një skemë e re që do bazohej mbi krijimin e burimeve alternative”, theksoi ajo.
“Në energjinë e erës, për herë të re po hyjmë në fazën e realizimit të projekteve konkrete. Kjo nuk është rastësi, vjen në bazë të një strategjie. Ky event sot shpresoj të jetë një ogur i mirë edhe me diellin që ka dalë pas një situate sfiduese që ka të bëjë me reshjet e shiut, por mbi të gjitha me ndryshimet klimaterike që kanë prekur të gjithë rajonin”, deklaroi ministrja.
Balluku theksoi se këto investime rrisin te ardhurat dhe fuqizojnë ekonominë lokale duke sjellë edhe vende të reja pune.
“Shqipëria po investon edhe në linjat e transmetimit, që tashmë lidhen me të gjithë fqinjët tanë”, nënvizoi numri dy i qeverisë.
Më tej, tha se sektori energjitik luan një rol kyç edhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Po ndërtojmë themelet e një sistemi energjitik që do u shërbejë brezave të ardhshëm, që ka në qendër qëndrueshmërinë, furnizon ekonominë dhe na afron sa më shumë me BE-në”, përfundoi ministrja.
Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW po zhvillohet nga kompania amerikane CWP.
Pjesë nga fjala e Ballukut:
Gjatë këtyrë viteve janë angazhuar mbi 2 mlb euro investime privatë të përqëndruara në burime të rinovueshme.
Kemi një portofol projektesh që pritet të çojmë më tej se 1500 kilovat orë. Sa i përket energjisë diellore, kemi kaluar nga projekt pilot në impiante të energjisë së madhe. Në energjinë e erës Shqipëria po hyn në fazën e realizimit të projekteve konkrete, për herë të parë.
Kjo nuk është një rastësi, vjen në bazë të një strategjie.
Parqet eolike kanë një vështirësi më të madhe gjatë studimit apo zbatimit të projekteve të tyre. Për një projekt të tillë ka nevojë për një kohë 4 stinore, ose ndryshe 12 muaj. Por kanë impakt të jashtëzakonshëm në energjinë dhe si rrjedhojë në ekonominë e një vendi.
Këtë event sot, uroj të jetë ogur me diellin që ka dalë, pas një 10 ditësh sfidues në të gjithë Republikën e vendit.
Projektet që po zhvillohen nga SËP është shembull i qasjes që qeveria ka ndaj energjisë dhe ekonomisë së qëndrueshem.
Me një portofol projektesh, SËP prezantohet si garanci e fortë për histori suksesi me parkun eolik të Tropojës. Ulim varësinë nga importet, përmirësojmë sigurinë energjitike të vendit, janë investime që krijojnë vende pune, sjellin teknologji, rrisin të ardhurat.
Shqipëria sot po investon në linjat e transmetimit, që lidhen me të gjithë fqinjët tanë. Shqipëria është një nga vendet më mirë të lidhura në sistemin e transmetimit, duke i dhënë një garanci investitorëve.
Dua të them qartë se jemi të vendosur të vijojmë mbështetjen në kapacitete të reja gjeneruese.
Nuk po flasim më për plane në letër, por për projekte që funksionojnë në terren. Për rrjedhojë edhe taksa e karbonit, që produktet energjitike me energji shqiptarë është zero. Kjo sepse qeveria ka investuar me ide të qarta.
Të dhënat e sistemit energjitik sot tregojnë të dhëna pozitive. Niveli arkëtimeve është 100%, kapacitete gjeneruese janë shtuar, prodhimi energjisë në vend vijon rritjen e përvitshme duke mbuluar konsumin vendas. Ndërprerjet e energjisë janë në minimumin historik të tyre.

