Takimi Manja-Rama-Balluku/ Zbulohet çfarë u diskutua në Kryeministri

497

Deputeti dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tregoi sot se çfarë ndodhi në të vërtetë në takimin e zhvilluar në Kryeministri, pasi GJKKO vendosi pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një studio televizive, Manja tha se ndryshe nga përmasat e mëdha mediatike që mori çështja, në atë takim të paracaktuar ishte vetëm një komunikim për arsye pune, që lidhen me veprimtarinë e mazhorancës në Kuvend dhe për integrimin.

“Si kryetar i Komisionit për Çëshjet Ligjore dhe Administratës Publike, ndodhta ishte momenti por asgjë e jashtëzakonshme me përjashtim të bisedave që bëhen për çëshjet që shqetësojnë mazhorancën në parlament dhe për integrimin.

Komisioni që unë drejtoj ka peshën më të madhe.

Janë biseda të zakonshme.

Momenti kur u takuam ishte i tillë. Të siguroj se as e kam ditur që ka kamera aty. Ishte lënë si takim një ditë para për arsye pune.

U bëra për momentin person mediatik, kur ishte takim shumë normal”,-tha Manja

Share This Article