Deputetët e Partisë Demokratike kanë shkruar në Komisariatin nr.1 të policisë ku janë shoqëruar protestues të mbrëmjes së sotme.
Deputetët, përfshirë Gazment Bardhi e Flamur Noka, janë përplasur me policinë, pasi sipas tyre drejtues të komisariatit u kanë ndaluar të drejtën e hyrjes në institucion dhe marrjen e informacionit për protestuesit e shoqëruar.
Siç shihet dhe nga pamjet, ka pasur përplasje fizike mes deputetëve dhe disa efektivëve të policisë, të cilët janë bërë gardh në korridorin hyrës të komisariatit.
Gjitashtu në komisariat ka dhe familjarë të të shoqëruarve, të cilët gjithashtu kanë nxitur përplasje.

