Tentoi të vriste ish-të dashurin e partneres në Gjermani, shpallet në kërkim shqiptari (EMRI)

301

Një 40-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Qazim Hodolli është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane pasi akuzohet për tentativë vrasje.

Sipas mediave të huaja, Hodolli akuzohet se më 26 nëntor rreth orës 11:20 në rrugën Elisabeth-Selbert, në Gjermani ka goditur me thikë në bark një 37-vjeçar, i cili dyshohet të jetë ish-partneri i të dashurës së tij aktuale.

Dyshohet se pas ngjarjes ai është arrtisur drejt Mülheim (rajoni i Ruhrit) dhe konsiderohet si potencialisht i armatosur dhe i rrezikshëm.

Dinamika e ngjarjes

Sipas të dhënave të para, shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i lidhur me një marrëdhënie personale. 37-vjeçari shkoi ditën e ngjarjes në banesën e ish-partneres së tij. Aty u përball me partnerin e saj të ri, të dyshuarin që po kërkohet aktualisht (QazimHodolli).

Mes tyre shpërtheu një konflikt, i cili përshkallëzoi në dhunë. 40-vjeçari dyshohet se e goditi viktimën një herë me thikë.

I plagosuri nga Gelsenkirchen ndodhej në atë moment me një të afërm. Pas sulmit, ai hipi në makinën e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetuesve, gjatë udhëtimit ai vuri re plagën në pjesën e poshtme të barkut dhe njoftoi menjëherë policinë.

37-vjeçari mori ndihmë mjekësore urgjente dhe u dërgua në spital. Sipas policisë, jeta e tij nuk është në rrezik.

Share This Article