Skip to content

Tërmeti 6.1 Rihter shkakton panik në Turqi, shemben disa ndërtesa (PAMJET)

Posted on October 28, 2025October 28, 2025 By Isi

Një tërmet i fortë tronditi Turqinë perëndimore mbrëmjen e së hënës (27 tetor), duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave.

termet ne turqi

Mediat lokale raportojnë se deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter kishte epiqendër qytetin Sindirgi në provincën Balikesir, sipas agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD.

termet turqi

Tërmeti u regjistrua në orën 22:48 sipas kohës lokale me një thellësi prej 5.99 kilometrash.

Tërmeti, i cili u pasua nga disa lëkundje pasuese, u ndje në Stamboll dhe në provincat fqinje të Bursës, Manisës dhe Izmirit, duke shkaktuar panik te qytetarët.

TERMET TURQI 6.1 RIHTER

Të paktën tre ndërtesa të pabanuara dhe një dyqan dykatësh u shembën në Sindirgi, tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Thirrja urgjente! Belinda Balluku ka afat deri të premten të japë dorëheqjen! Ja çfarë e pret nga SPAKU
Next Post: Nipi humbi jetën nga aksidenti në Vlorë, flet gjyshi i të riut: Po kthehej nga puna

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme