Skip to content

Thjeshtohen procedurat për pasaportë/ Aplikim në çdo zyrë, ja hapat

Posted on January 11, 2026January 11, 2026 By Punnik

Me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë çdo zyre aplikimi të IdentiTek në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht njësisë ku qytetarët janë të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe reduktuar kohën e kostot e lëvizjes.

Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012. Këto aplikime do të vijojnë të kryhen vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat në fuqi. Karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës së aplikimit, ndërsa pasaporta biometrike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku bëhet aplikimi.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: I dogji krevatin bashkëjetuesit, zyrtarja e ministrisë se Brendshme, Alma Bime thyen arrestin në shtëpi dhe tenton t’i vërë flakën edhe makinës së ish-partnerit
Next Post: Publikohen momentet intime të Limi Hotit me Albën dhe Bian

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme