Skip to content

‘Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin’! Familja e Agon Zejnullahut thërret protestë me moton “Drejtësi për Agonin”

Posted on July 11, 2025July 11, 2025 By Isi

KOSOVË- Familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, kanë thirrur një protestë. Protesta do të mbahet të shtunën, më 12 korrik, në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet një protestë paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë. Ai thekson se institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore, zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Autori do përballet me pasojat…
Next Post: “Zyrtarët justifikojnë zaptimet me vendim të Ramës”, Karamuço ngre alarmin:Duhet të shkojnë në burg, kanë marrë lekët …

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme