Skip to content

Tjetër aksident i frikshëm në vend, ka të plagosur

Posted on January 3, 2026January 3, 2026 By Punnik

Një aksident është shënuar në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Blutë kanë nisur hetimet për një nga drejtuesit e automjeteve të aksidentuara.

Njoftimi:

“Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtues shtetasin E. T., 45 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin E. T., të cilat janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Ngjeshet kalendari i ndeshjeve në 2026-n, për herë të parë UEFA aplikon një format të tillë, ja kur dhe si do të luajë Shqipëria
Next Post: Vdekja e mistershme e vajzës së aktorit Tommy Lee Jones, telefonata në polici nga hoteli luksoz dhe çfarë është thirrja me kodin “OD”…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme