Skip to content

Tmerr/ Gruaja dhe djali gjejnë burrin të vdekur në shkallët e pallatit

Posted on July 23, 2025July 23, 2025 By Isi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen afër spitalit të qytetit juglindor, teksa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.

Sipas policisë, dyshohet se 60-vjeçari ka qenë duke shkuar për në banesë, ndërsa ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit.

Ka qenë bashkëshortja me djalin e saj personat të cilët e kanë gjetur të pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sipas informacioneve, viktima vuante nga tensioni por nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Trupi do të dërgohet në morg për ekspertizën mjekoligjore për të zbardhur ngjarjen.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova
Next Post: Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht, njohje të reja dhe mundësi të mira për të…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme