Skip to content

U konvertua në fenë islame për një arab? Reagon Aleksia Peleshi

Posted on November 6, 2025November 6, 2025 By Punnik

Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshit ka rrëfyer hapur se është konvertuar në fenë islame.

E njohur dikur për jetën aktive në rrjete sociale dhe për paraqitjet me stil modern e shpesh provokues, Aleksia ka ndryshuar plotësisht mënyrën e jetesës, duke zgjedhur një stil më të thjeshtë e modest, shpeshherë edhe e mbuluar me shami.

Në rrëfimin e saj, ajo ka mohuar aludimet se vendimi për t’u konvertuar ka ardhur për arsye romantike.

“Qetësohuni, kurrë nuk do konvertohesha për dikë”, është shprehur Aleksia, duke shtuar se udhëtimi i saj shpirtëror ka nisur pesë vite më parë, kur për herë të parë kishte marrë pjesë në faljen e xhumasë.

Sipas saj, rruga drejt besimit ka qenë e gjatë dhe e menduar me kujdes:

“M’u deshën vite që të ndieja momentin e shahadetit. Ky ka qenë një vendim i pjekur,” – ka theksuar ajo.

Aktualisht, Aleksia jeton mes Spanjës dhe Egjiptit, ku duket se ka gjetur balancën mes besimit fetar dhe jetës moderne.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Vrau kushëririn e tij! Dënohet me burg Bertil Alliaj, çfarë tha në Gjykatë: Nuk jam në gjendje të flas, por…
Next Post: “Në darkë o zemër!”- Zbardhen përgjimet mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit: Po futem në garazh, hajde lart më mirë, tek shkalla H! Çfarë ndodhi të nesërmen me tre turqit!

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme