U largua nga fusha me barrelë, mësohet sa do të mungojë Medon Berisha

426

Medon Berisha do të qëdrojë rreth një muaj larg fushës së blertë. Mesfushori i Kombëtares ka çarë muskulin, diku 10 centimetër mbi ligamentrin kryesor të gjurit siç raportojnë mediat italiane.

Mesfushori shqiptar mbyll kështu vitin 2025 në Seria A. Berisha po shkëlqente këtë edicion, ndërsa në tri ndeshje u vlerësua edhe me çmimin si lojtari më i mirë.

Berisha me shumë gjasa do humbasë takimet me Komon, Juventusin, Romën dhe Parmën.

Sfida të tjera që Leçe do ketë të rezervuara nga mesi i janarit dhe më tej janë me Interin, Milanin dhe Lacion.

Berisha është një element i rëndësishëm për mesfushën e Leçes. Ashtu si edhe Ylber Ramadani, pasi bashkë po bënin mjaft mirë.

Share This Article