Skip to content

U paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, identifikohet 40-vjeçari

Posted on November 24, 2025November 24, 2025 By Punnik

:
Personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë mbrëmjen e djeshme (23 nëntor) në Tiranë është Marilen Jata. Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në zonën e Institutit, ndërsa personi i plagosur rreth 40 vjeç u paraqit vetë në spital.

Shtetasi i plagosuri aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.

Shtetasi Marilen Jata aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Shiu ia lë vendin të ftohtit, ulen ndjeshëm temperaturat! Ja zonat priten reshje bore
Next Post: Rrahën me shkopa bejsbolli 18-vjeçarin! E pësojnë keq 3 adoleshentët…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme