Skip to content

U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, Onard Memlika transferohet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë

Posted on January 29, 2026January 29, 2026 By Punnik

Transferohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, kalimtari i lënduar trë ditë më parë në “përleshjen” mes babit dhe të bijës. Sipas familjarëve të tij, Onard Memlika, është në gjendje të rëndë dhe ndodhet aktualisht në reanimacionin e spitalit të Traumës, shkruan A2 CNN.

I riu mbeti i plagosur pasi ndërhyri në sherrin mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij 24-vjeçare, e cila po ashtu mbeti e plagosur. Ai ishte vetëm një kalimtar i rastësishëm që u përpoq të shuante sherrin, por fatkeqësisht mbeti vetë i plagosur.

Në njoftimin zyrtar, policia e Durrësit bëri të ditur të hënën, se të dy të plagosurit ishin në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën, por duket se me kalimin e ditëve gjendja e 35-vjeçarit është përkeqësuar.

(A2 Televizion)

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Pas dh*nimit ba*bar, gazetarit i lyejnë shtëpinë me benzinë
Next Post: 345 milionë lekë dëmshpërblim për zjarret gjatë sezonit veror 2025, ja si ndahen për 15 bashkitë

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme