“U rrëmbyen dy biznesmenë, madje u detyruan të hapnin edhe varrin e tyre”- Adnan Xholi tregon ngjarjet kriminale që ka hetuar: Kërkova heqjen e mandatit për dy deputetë, kam hetuar edhe një kryebashkiak

228

Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi ka shpalosur programin e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Para të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ai ka treguar ngjarjet kriminale që ka hetuar në karrierën e tij, duke nisur që nga viti 1997.

Ai solli rastin e rrëmbimit të dy biznesmenëve nga grupet kriminale: “Dy çështjet e tjera kanë të bëjnë me rrëmbimet e biznesmenëve në Gjirokastër. Grupet rrëmbyen dy biznesmenë, i rrëmbyen dhe iu mbajtën peng për 18 ditë, ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike, madje i detyruan të hapnin edhe varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuar, shuma të kërkuara ishin 100 milion dhrami dhe arritën të merrnin nga 20-25 mln dhrami, që me vlerën e sotme shkon 80-100 mijë euro”

Më tej ai solli në vëmendje edhe rastet e viteve të fundit, në hetimin e zyrtarëve të lartë politike.

Xholi u shpreh se ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë dhe ka hetuar edhe një kryetar bashkie.

“Kam ushtruar juridiksionin fillestar ndaj dy deputetëve në detyrë. Kam kërkuar heqjen e mandatit, është dhënë autorizimi dhe janë arrestuar përfaqësuar në gjykim prej meje derisa janë çuar në gjykim.

Sa i përket prokurorisë së posaçme, janë me dhjetëra hetime paralele. Rasti i parë që kam prezantuar është një grup prej 8 anëtarësh që vodhën 67 banesa, shumë të ndryshme monetare dhe i sillnin në Shqipëri.

Kam ndjekur një kryetar bashkie dhe u dënua për shkak se nuk kishte deklaruar një dënim në një territor në shtetin greke”, tha prokurori.

Share This Article