Skip to content

Veliaj reagon nga qelia për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Posted on November 1, 2025November 1, 2025 By Punnik

Ish-kryetari Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Në një reagim në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se Nano ishte kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare.

“Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë. Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist”, ka shkruar Veliaj.

Ndër të tjera, socialisti ka shprehur mirënjohjen për frymën që Nano i dha ndër vite të majtës shqiptare.

Reagimi i Veliajt:

Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare.

Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë.

Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist.

Demokracia nuk matet me sa shumë flasim, por si debatojmë me qytetari dhe sa shumë dimë të dëgjojmë njëri-tjetrin. Sepse liria nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe përgjegjësia për të kuptuar.

Kjo ishte fryma që Fatos Nano i dha të majtës shqiptare dhe për çka duhet t’i jemi mirënjohës.

U prehtë në paqe.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshëngritje (Video)
Next Post: Horoskopi Ditor E Shtunë 1 Nëntor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme