Skip to content

Vëllai i Madh merr vendimin drastik: Nga sot gjumi i natës bëhet …

Posted on November 25, 2025November 25, 2025 By Punnik

Shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” i është shtuar një rregull i ri dhe i panegociueshëm, i cili pritet të ndryshojë tërësisht rutinën e banorëve.

Pas ditësh të tëra ku oraret e gjumit ishin kthyer në kaos dhe diskutimet zgjasnin deri në orët e para të mëngjesit, produksioni ka vendosur të ndërhyjë për të vendosur rregull.

Përmes një zarfi zyrtar, “Vëllai i Madh” ka njoftuar se tashmë gjumi i natës është i detyrueshëm.

Në arsyetimin e vendimit thuhej: “Vëllai i Madh ka vendosur që ta bëj të detyrueshëm gjumin e natës, kjo për të mirën e shëndetit tuaj, por edhe për faktin se qëndrimi zgjuar pa kriter, jo vetëm po ju ngarkon psiqikisht dhe emocionalisht, por edhe po ua humb edhe fokusin mbi atë që keni hyrë në atë shtëpi, e që është loja”.

Ky vendim vjen si masë për të mbrojtur shëndetin mendor të konkurrentëve dhe për të rikthyer dinamikën aktive gjatë ditës, duke i dhënë fund netëve të bardha pa kriter brenda shtëpisë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Javë e zezë për “Shein”, “AliExpress” dhe “Temu”/ Ja çfarë do të ndodhë nga nesër, BE…
Next Post: “‘Kush është tani?’ ‘Loti 7’!”- Belinda Balluku paracaktoi dhe fituesit e tenderit të Unazës së Jashtme të Tiranës, Evis Berberi i niste fotot e çmimeve të ofertave!

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme