Skip to content

Vendi fqinj goditet nga një zinxhir tërmetesh, dridhje të forta, sizmiologët thonë se …

Posted on January 14, 2026January 14, 2026 By Punnik

Një seri tërmetesh goditën përsëri sot Greqinë, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe frikë për paslëkundje të tjera më të fuqishme.

Pas tërmetit në ishullin turistik të Santorinit, me forcë 3,2 ballë orët e mëngjesit, pak pas mesditës është njoftuar për një zinxhir lëkundjesh tektonike në zonën e Kyllini.

Ekspertët thanë se forca ishte 3,5 ballë e shkallës Rihter, mesatarisht e lehtë, por dridhjet ishin shqetësuese, për shkak të vazhdimësisë dhe kohëzgjatjes.

Tërmete të vogla deri në të moderuara janë regjistruar në rajonin e Kyllinit që nga fillimi i janarit, duke shkaktuar monitorim të shtuar shkencor, por jo shkak për shqetësim për një tërmet të madh.

Që nga 6 janari 2026, rajoni ka regjistruar një grup tërmetesh, ku më i madhi arrin 3.5 në shkallën Rihter, siç raporton sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim, informon “Protothema”.

Nuk ka informacione për dëme materiale apo për të lënduar.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Kërcënimet e Trump, përgjigjet Irani: Do të godasim bazat amerikane në vendet fqinje nëse sulmohemi
Next Post: SHBA anuloi mijëra viza, ambasada amerikane në Tiranë del me NJOFTIM të rëndësishëm

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme