Skip to content

Video virale, komentuesit e rrjeteve sociale dyshojnë se në shtëpinë e BBV Kosova është konsumuar dr*gë! Lëvizjet e dyshimta të dy banorëve

Posted on November 23, 2025November 23, 2025 By Punnik

Një video e shkëputur nga nata e parë Big Brother VIP Kosova 4 është bërë virale në rrjete sociale dhe ka shkaktuar një valë diskutimesh të forta mes komentuesve dhe ndjekësve të reality show.

Pamjet, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi, kanë ngjallur dyshime te publiku për sjelljen e dy banorëve brenda shtëpisë.

Në video shihet Edi pranë kuzhinës, duke marrë një qese të vogël, teksa e fut me shpejtësi në xhep.

Ndërkohë, Dolce i drejtohet produksionit me pyetjen “Kështu mundem?”, për t’u ulur më pas poshtë banakut për disa sekonda, në një mënyrë që ka shtuar misterin e situatës.

Këto pjesë të shkëputura janë shpërndarë në TikTok, Instagram dhe X, ku fansat po diskutojnë intensivisht çfarë mund të ketë ndodhur. Megjithëse në rrjet qarkullojnë hamendje se në qese mund të ketë pasur drogë, deri më tani nuk ekziston asnjë provë që të mbështesë këto pretendime.

Gjithashtu Olti Curri, i cili ka publikuar videon në rrjetin e tij social ka ngritur po ashtu dyshime mbi veprimet e banorëve, duke i shtuar edhe më shumë zë dyshimeve të publikut. Ai ka komentuar mundësinë që banorja të ketë konsumuar substancë narkotike.

Për momentin, produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me aludimet e publikut.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI, post drejtues edhe për Viktor Orban
Next Post: Horoskopi Ditor E Diel 23 Nëntor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme