VIDEO+FOTO/ Kamioni del nga rruga te “Uji i Ftohtë” dhe për pak sa nuk përfundon në det, plagoset rëndë shoferi! Pamjet e aksidentit

991

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme dhe sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, ose një defekti në sistemin e frenimit.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i kamionit është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Disa qytetarë të ndodhur rastësisht bashkë me forcat e policisë rrugore dhe ato “Shqiponja”, i dhanë ndihmën e parë shoferit të plagosur nga aksidenti.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.

Share This Article