Skip to content

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

Posted on December 5, 2025December 5, 2025 By Punnik

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri mesatar.

Pas orëve të mëngjesit gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor duke u lokalizuar vetëm përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes. Era me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: LIVE SHORTI/ Sytë nga Uashingtoni, sot mësohen grupet e Botërorit, mes goglave edhe Shqipëria me Kosovën
Next Post: “Turp i Zotit”/ Humbi jetën pas 9 ditësh “shokojnë” familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operacionit në Durrës ikën dritat, e nisëm urgjent…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme