Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi feston sot (25 dhjetor) ditëlindjen dhe s’kishte si të mos merrte një urim të veçantë nga partnerja e tij, Sara Gjordeni.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, influencerja ka shkruar fjalët më të bukura për partnerin e saj, teksa shprehet se “Bardhi është ai që ajo i ka kërkuar jetës”.
“Je një grimcë e Zotit në krahët e mi, asnjë thërrime më pak nga çfarë i kam kërkuar jetës! Përjetë e vogël përballë teje, ylli im @bardhi 🤍 Gëzuar!”, shprehet Sara.
Ndër të tjera Sara ka publikuar edhe tortën me qirinj të Bardhit, mbi të cilën shkruhet “Yll lind nuk bëhesh”.
Mirëpo, nuk mungoi dhe një përgjigje romantike nga Bardhi poshtë postimit, teksa këngëtari i shprehte dashurinë Sarës: “Ndoshta s’jam i mirë për ta treguar në internet, ama të dua përjetësisht!”
Kujtojmë që Bardhi dhe Sara u njohën brenda reality show-t Big Brother VIP Albania, ku edhe krijuan një raport dashurie. Në këtë kohë që flasim, çifti janë bërë prindër të një vajze, e cila quhet Nea.

