Skip to content

Zhegrova merr lajmin fantastik për ndeshjen e Champions League, Spalletti ndërron mendje

Posted on December 9, 2025December 9, 2025 By Punnik

Mesa duket po vjen momenti i shumëpritur që Edon Zhegrova të luajë një ndeshje si titullar te Juventus. Kjo gjë do të ndodhë nesër mbrëma, në përballjen Juventus-Pafos, e vlefshme për javën e gjashtë në Champions League.

Ka qenë vetë trajneri Luciano Spalletti që në një prononcim të shkurtër për mediet italiane ka konfirmuar që Edon Zhegrova do ta nisë nesër si titullar.

“Po, Zhegrova do të luajë nesër nga minuta e parë ndaj Pafos”, ka thënë shkurtimisht Spalletti.

Zhegrova deri më tani është aktivizuar si zëvendësues në tetë ndeshje në minuat e fundit, ku ka grumbulluar jo më shumë se 100 minuta, pra duke mos pasur mundësinë për të treguar vlerat dhe potencialin e tij.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: U nis nga baza ushtarake në Gjermani, shkoi në Rumani dhe zbarkoi në Tiranë, avioni i CIA-s amerikane në tokën shqiptare, cili është misioni i “Hercules”?!
Next Post: “Është vrarë, mos e kërkoni”- Hetimet për zhdukjen e Miklovan Dakajt në Spanjë, zbardhet dëshmia e babait të tij: Kishte dalë për kafe me një shok! Ja çfarë na tha “korrieri”

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme