Zjarr në fabrikën e tullave, një kamion përfshihet nga flakët

890

Një kamion është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjte brenda fabrikës së tullave në fshatin Grykë-Zezë të Lezhës.

Zjarri ka shkaktuar panik në zonë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës është arritur të shuhet në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në objektet e tjera përreth.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Share This Article