Skip to content

Nga Kukësi në Shkodër/ Ja kush do e drejtojë policinë e qendrës së veriut

Posted on July 11, 2025July 11, 2025 By Isi

Policia e Shkodrës u përfshi nga një furtunë shkarkimesh ditën e sotme, që prekën kupolën drejtuese.

Vetë kreu i Policisë së shtetit Ilir Proda njoftoi në një deklaratë për mediat shkarkimin e Fatmir Lleshajt, me detyrë drejtues i policisë së Shkodrës. Po ashtu, Proda njoftoi se në këtë detyrë është emëruar Gentian Berberi. Ky i fundit deri më tani ka drejtuar Policinë e Kukësit.

Proda vendosi shkarkimin edhe të shefit të Komisariatit të qarkut, Nik Nikolla.

Ndërsa shefi i stacionit policor në Theth është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur edhe një hetim disiplinor.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Identifikohet i riu që humbi jetën pasi makina doli nga rruga e ra në liqen në Pogradec
Next Post: ‘Mos më lidhni se nuk kam bërë kurgjo’- Dëshmitë e forta: Si vdiq Agoni me pranga

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme