Skip to content

Tragjedi në Tiranë: Një djalë i ri gjendet i vdekur brenda makinës

Posted on July 17, 2025July 17, 2025 By Isi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën e Astirit në kryeqytet, raporton noa.al.

Një 29-vjeçar, identiteti i të cilit bëhet i ditur si Enea Dine, është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, në parkimin e pallatit ku banonte.

Trupi i të riut është zbuluar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Sipas burimeve zyrtare, nga këqyrja e jashtme paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, duke ngritur pikëpyetje mbi shkakun e humbjes së jetës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Nuk përjashtohet asnjë pistë në këtë fazë të hetimeve.

/noa.al

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Identifikohet 29-vjeçari që u gjet i pajetë brenda makinës në Tiranë
Next Post: Sherr në Tiranë, të rinjtë sulmojnë një person me shkopinj bejzbolli. I riu shtrohet me urgjencë në gjendje të rëndë (EMRI)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme