Skip to content

Aksion për lirimin e hapësirave publike/ IKMT zbarkon te stadiumi “Air Albania”, të pranishme edhe forca policie

Posted on July 17, 2025July 17, 2025 By Isi

Duket se paralajmërimi i Kryeministrit Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme ka gjetur zbatim menjëherë sa u përket lirimit të hapësirave publike.

Pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”, mjete të IKMT, shoqëruar nga forca të shumta të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë zbarkuar pranë për lirimin e hapësirave publike.

Siç shihet edhe nga pamjet, autoritetet kanë rrethuar me shirit pjesën pranë stadiumit të futbollit, ku janë të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Sherr në Tiranë, të rinjtë sulmojnë një person me shkopinj bejzbolli. I riu shtrohet me urgjencë në gjendje të rëndë (EMRI)
Next Post: Ndjekësit “nxjerrin zbuluar” ish-banoren e BBVIP Efi Dhedhes, mesazhi: “Të ka dal emri që shkon në burgje”

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme