Skip to content

Aksident me katër të plagosur në aksin Librazhd-Qafë Thanë, në gjendje të rëndë një 15-vjeçar

Posted on July 18, 2025July 18, 2025 By Isi

Dy mjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Automjeti me drejtues shtetasin R. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç. H..

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi Ç.

H., dhe 2 shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Bardha që u bë virale në rrjet pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?
Next Post: I përqafuar me punonjësen e tij, sipërmarrësi i njohur kapet mat teksa del në ekranin gjigant në koncertin e Coldplay! (Video)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme