Skip to content

‘E vrava se nuk më jepte para’! Fqinjët përgënjeshtrojnë 26-vjeçaren: I ndjeri nuk dinte …

Posted on July 26, 2025July 26, 2025 By Isi

Fieri u trondit ditën e djeshme nga zbulimi i një ngjarjeje shumë të rëndë brenda familjes Rama në fshatin Frashër.

Vajza e dytë e familjes, Emanilda Rama mbyti me tel, mbrëmjen e 23 korrikut rreth orës 23:00, babain e saj, 56-vjeçarin Anesti Rama.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku 26-vjeçarja e ndihmuar edhe nga e ëma tentuan të fshihnin krimin. Pas zbulimit të së vërtetës nga autoritetet, 26-vjeçarja dëshmoi në polici se babain e vrau për shkak se ai nuk i jepte para dhe nuk e lejonte të argëtohej.

Por, sipas fqinjëve kjo deklaratë nuk është e vërtetë, pasi 56-vjeçari nuk dinte shkrim e lexim.

Ata shtojnë se paratë që merrte nga puna në fermën blegtorale ku punonte i merrnin e bija dhe gruaja e tij në bankomat.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: HETIMI/ Një tjetër dëshmitar “shet” Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën
Next Post: Krimi m*kabër/ Krijoi lidhje dashurie me Ermalinda Ramën dhe ndihmoi 26-vjeçaren të vriste të atin, ky është 55-vjeçari! Çfarë dëshmoi pas arrestimit Çlirim Dogani

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme